
Një person është arrestuar të martën në Prishtinë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë një tjetër, njofton Insajderi.
Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari dhe viktima janë të dy shtetas të huaj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therë me thike viktimën mashkull shtetas i huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com