Theret me thikë një nxënës në Podujevë

Theret me thikë një nxënës në Podujevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Lluga të Podujevës, në një shkollë ka ndodhur një therje me thikë.

“Raportohet se për arsye të panjohura i dyshuari mashkull K-Shqiptar -i mitur ka therur me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar-i mitur, që të dy nxënës në shkollë fillore. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë