Therja mes disa të rinjëve në Pejë- Policia arreston tre persona

Therja mes disa të rinjëve në Pejë- Policia arreston tre persona

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se  ka arrestuar tre persona per veprën penale “ vrasje në tentativë”.

Arrestimi  ka ndodhur pas  një incident  në mes të disa të rinjve, ku në këtë incident janë përdorur armë të ftohta (thika) dhe si pasojë katër  persona kanë pësuar lëndime trupore, dy  nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa dy të lënduarit tjerë janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.

“Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë tre (3) persona të dyshuar.Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit tre (3) të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor” thuhet në komunikatë.