Në Podujevë është raportuar se katër të dyshuar pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, bën të ditur Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën “Bajram Krasniqi” në Podujevë, ku katër të dyshuarit pas një mosmarrëveshje mes vete janë rrahur, ndërsa dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.