
Një person është therur me thikë në Prishtinë, të mërkurën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “2 Korriku”, rreth orës 20:00.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti. /Insajderi.com