Therje me thikë në Prizren – Një i arrestuar

Therje me thikë në Prizren – Një i arrestuar

Një person është arrestuar të mërkurën në Prizren, pasi i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar me thikë një person tjetër, njofton Insajderi.

Siç bnë të ditur Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Edit Durhanë”, rreth orës 15:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje./Insajderi.com