Është therrur në krah një fëmijë i moshes 13 vjeç, të enjten rreth orës 13:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar i cili për shkaqe të panjohura me një mjet të mprehtë – kishte therr në krah viktimën fëmiun e moshës 13 vjeç”, thuhet në raportin policorë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë.
Si pasojë nga lëndimi i therrjes viktima ka marë tretman mjekësor dhe është liruar për në shtëpi.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”. /Insajderi.com