Therret me thikë një person në Prishtinë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur pak më parë në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë.

Në këtë rast është përdorur edhe një armë e ftohtë (thikë), meqë rast i plagosur ka mbetur një person.

I njëjti është dërguar për trajtim shëndetësorë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Gazeten Online Insajderi se hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht janë duke punuar në gjetjen dhe arrestimin e dy personave të dyshimtë të cilët janë identifikuar si të përfshirë në këtë rast.

“Rreth orës 21:30 kemi marrë informatën për se në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë, ka përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast është përdorur armë e ftohtë (thikë), ku është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”./Insajderi.com