Thesari i Shtetit sqarohet rreth letrës së dërguar drejt operatorit ekonomik për kthimin e mbi dy milionë eurove

Thesari i Shtetit sqarohet rreth letrës së dërguar drejt operatorit ekonomik për kthimin e mbi dy milionë eurove

Thesari i Kosovës është deklaruar rreth shkresës që i është dërguar operatorit ekonomik për kthimin e mbi dy milionë eurove që iu transferuan dy ditë më parë nga zyrtari Labinot Gruda, njofton Insajderi.

Në këtë sqarim nga Thesari i Shtetit thuhet se letra e dërguar është procedurë standard e paraparë në nenin 12, paragrafit 12 të ligjit të buxhetit, i cili thotë se “në rast se një individ, zyrtar, person apo një entitet pranon ndonjë pagesë nga Fondi i Kosovës si rrjedhim i gabimit, ngatërrimit apo lëshimit, ato fonde i kthehen Fondit të Kosovës në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i njoftimit me shkrim”.

Tutje në këtë shkresë thuhet se transaksioni i kryer më 21 tetor, është dalje e paaprovuar e parasë publike dhe pa asnjë paragjykim mbi procesin, kërkohet kthimi i tyre me një shkresë të tillë.

“Letra është dërguar direkt në adresën e deklaruar në ARBK nga operatori ekonomik i dyshuar për krejt këtë, ndaj edhe në atë adresë është dërguar. Duke shprehur bindjen se të gjitha faktet do të zbardhën dhe kryesit do të marrin dënimin e merituar, e pame të rrugës të sqarojmë qëllimin dhe arsyen e dërgimit të kësaj shkrese, që është në përmbushje të obligimit ligjor si veprim procedural”, thuhet tutje në njoftim.

Sqarimi i plotë nga Thesari i Shtetit.

Të nderuar,

Ju njoftojmë se shkresa protokollare që është dërguar si kërkesë për kthim të mjeteve, është procedurë standarde e paraparë në nenin 12, paragrafit 12 të ligjit e buxhetit, i cili thotë se në rast se një individ, zyrtar, person apo një entitet pranon ndonjë pagesë nga Fondi i Kosovës si rrjedhim i gabimit, ngatërrimit apo lëshimit, ato fonde i kthehen Fondit të Kosovës në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i njoftimit me shkrim.

Pavarësisht nga shkaku dhe rrethanat e ndodhjes, ky është një transaksion i paautorizuar, përkatësisht dalje e paaprovuar e parasë publike dhe pa asnjë paragjykim mbi procesin, çdoherë kërkohet kthimi i tyre me një shkresë të tillë. Në këtë shkresë është bërë me dije se proceset hetimore janë nisur dhe rasti është njoftuar organeve, por kjo shkresë duhej të ishte dërguar në aspektin procedural dhe ligjor.

Letra është dërguar direkt në adresën e deklaruar në ARBK nga operatori ekonomik i dyshuar për krejt këtë, ndaj edhe në atë adresë është dërguar.

Duke shprehur bindjen se të gjitha faktet do të zbardhën dhe kryesit do të marrin dënimin e merituar, e pame të rrugës të sqarojmë qëllimin dhe arsyen e dërgimit të kësaj shkrese, që është në përmbushje të obligimit ligjor si veprim procedural.

Me respekt,

Thesari i Kosovës … /Insajderi.com