
Përleshja mes disa personave brenda palestrës së fituesit “Five Star” në Rrugën B në Prishtinë ka rezultuar me një të lënduar, sipas raportimeve të para të gazetares së Insajderit në vendin e ngjarjes.
Gazetarja raporton se sipas të dhënave që ka siguruar nga dëshmitarët tek palestra mësohet se një person është lënduar nga therjet ndërsa të shtënat e armëve nuk kanë goditur askënd.
Policia ka konfirmuar rastin për Insajderin duke thënë se të dyshuarit e përfshirë në këtë ngjarje, kanë arritur të ikin nga Policia.
“Rruga B- dyshohet te kete gjuajtje me arme. 2 persona te lënduar. Njeri me mjet te mprehtë dhe njeri nga goditja ne koke. Te dyshuarit kane ikur”, ka thënë Agron Burvovci për Insajderin.