
Kuvendi i Shqipërisë pritet t’i miratojë dekretet e presidentit, Ilir Meta, për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj në Qeverinë e Edi Ramës.
Për të hënën është thirrur seancë e jashtëzakonshme, njofton Insajderi.
Kjo seancë vjen me kërkesë të kreut të ekzekutivit ndaj kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Në nenin 98 të Kushtetutës thuhet se dekretet e presidentit për shkarkim dhe emërim ministrash votohen nga Kuvendi brenda 10 ditëve. /Insajderi.com