Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, bashkë me kryesuesit e ekipit negocitor të dialogut me Serbinë, kanë zhvilluar të enjten një takim me ambasadorët e shteteve të QUI" />

Thirrja e Haradinajt pas takimit me ambasadorët e QUINT-it

Thirrja e Haradinajt pas takimit me ambasadorët e QUINT-it

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, bashkë me kryesuesit e ekipit negocitor të dialogut me Serbinë, kanë zhvilluar të enjten një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, përkatësisht, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj, ka thënë se në takim me ambasadorët është shprehur gatishmëria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

“Ambasadorët shprehen përkrahje të plotë dhe natyrisht duan unitet dhe duan ta shohin Kosovën unike dhe mbështesin idetë tona dhe angazhimin tonë… Dhe si çdo herë edhe këtë herë po e mbështesin Kosovën e mbështesin një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, marrëveshje e cila do të jetë obliguese për të dyja vendet”, është shprehur Limaj.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë përmes një postimi në Facebook se Kosova ka nevojë për unitet dhe për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

“Kosova ka nevojë për unitet dhe unifikim të qëndrimeve të krejt spektrit politik në vend, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje, që është në përputhje të plotë me vullnetin politik të popullit të Kosovës, të shprehur më 17 Shkurt 2008 nga Parlamenti i Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.