Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve të tij që të mos u përgjigjen ftesave që mund të marrin nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë në Rubikon të KTV-së se kjo është gjykatë raciste dhe se nuk duhet që luftëtarët e UÇK-së të mos u përgjigjen thirrjeve. Ka pranuar se mund të merren edhe me dhunë.
“E kemi prit shumë keq dhe për ne është raciste. Nga fillimi ishte e papranueshme dhe do të jetë e tillë. U bëj thirrje që të mos i përgjigjen kësaj gjykate. Besoj se mund t’i marrin edhe me dhunë, por them se të mos u përgjigjen sepse është vetëm e njëanshme. Këta që janë ftuar deri tash nuk dihet në çfarë cilësie, por është e papranueshme”, ka thënë ai.