Për unitet

Thirrja e Pacollit për Ramën e Metën: Shpejt një tryezë për liderët shqiptarë

Thirrja e Pacollit për Ramën e Metën: Shpejt një tryezë për liderët shqiptarë

Behgjet Pacolli, përmes llogarisë së tij në Facebook, u ka bërë thirrje kryeministrit shqiptar Edi Rama e presidentit Ilir Meta, që urgjentisht të thërrasin të gjithë liderët shqiptarë të Ballkanit, para nisjes së Avdullah Hotit e Hashim Thaçit në Uashington, njofton Insajderi.

“Thirrni shpejt në një tryezë të gjithë lidershipin shqiptar në Ballkan, duke filluar nga liderët e Kosovës, Presidentin Hashim Thaçin, Keyeministrin Avdullah Hotin, Kryetarin Mustafën, Albin Kurtin, ish Kryeministrin Haradinajn, Kryetarin Veseli etj e duke vijuar me Ali Ahmetin, dhe udhëheqës të tjerë të Luginës”, ka shkruar Pacolli.

“Në themel të këtij propozimi tim sot dhe atëherë qëndron premisa themelore që është uniteti dhe harmonia e lidershipit shqiptar si një kartë gjeopolitike e fuqishme”, shkruan, pos tjerash, Pacolli, duke treguar se diçka të tillë vite më para ia kishte kërkuar edhe Sali Berisha./Insajderi.com