Thirrja tinëzare e Thaçit për tu fotografuar edhe zv/kryeministrat në Bruksel

Thirrja tinëzare e Thaçit për tu fotografuar edhe zv/kryeministrat në Bruksel

Përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, në krye me presidentin Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, janë takuar sot me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, raporton Insajderi.

Në takimin e tyre temë diskutimi ka qenë faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Para takimit Mogherni ka ftuar liderët kosovarë që ta bëjnë një fotografi të përbashkët ashtu siç ndodhë zakonisht.

Kosova ka qenë e përfaqësuar nga gjashtë zyrtarët e lartë të saj, teksa duket për të bërë fotografi kanë hezituar disa prej tyre.

Presidenti Thaçi  ka insistuar që në fotografi të dalin së bashku edhe zv/kryeministrat, Behgjet Pacollin, Fatmir Limajn dhe Dardan Gashin.

Gjithsesi dëshirën Thaçit dhe Mogherinit ia kanë plotësuar zv/kryeministrat e Kosovës. Pacolli dhe Gashi i janë bashkuar krahut të Thaçit, ndërsa Limaj në krahun tjetër me Haradinajn dhe Veselin./Insajderi.com

Kosova – Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po shoqërohet në Bruksel nga kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i parlamentit, Kadri Veseli dhe udhëheqës të partive në pushtet të cilët janë takuar me zonjën Mogherini në një lëvizje që synon të konfirmojë mbështetjen bisedimeve.

Posted by VOA – Zëri i Amerikës on Wednesday, 18 July 2018