Thirrje të ndalohet hyrja e Cecës në Kosovë

Thirrje të ndalohet hyrja e Cecës në Kosovë

Institucionet e Kosovës kanë paraljëmruar t’ia ndalojnë hyrjen në Kosovë, këngëtares serbe, Sfetallana Razhnjatoviq e njohur si Ceca.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka thënë për T7 se autoritetet përkatëse të Kosovës duhet të ia ndalojnë hyrjen Cecës.

Ceca është njëra ndër këngët që pritet ta performojë në veri. Por duket se kjo mbetet vetëm dëshirë e këngëtares serbe dhe adhuruesve të saj.

Në veri, me organizim të komunës paralele, po bëhen gati për ta pritur ish-bashkëshorten e Zhellko Raznjatoviq – Arkan.

Këngëtarja e turbo-folkut, ka thënë se nuk frikësohet të hyjë në Kosovë, pavarësht krimeve që janë kryer nga ish-bashkëshorti i saj.