
Një person ka pësuar thyerje të nofullës si pasojë e një aksidenti trafiku të rëndë të ndodhur sot në fshatin Bishtazhin, në rrugën Prizren-Gjakovë.
Përveç këtij personi i cili është në gjendje të rëndë, edhe gjashtë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore në këtë aksident.
Siç bën të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ky aksident ka ndodhur si pasojë e tejkalimit të pasigurt të njërës nga dy veturat e përfshira në këtë rast.
“Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bishtazhin, të përfshira janë dy automjete. Ky aksident ka ndodhur si pasojë e tejkalimit të pasigurt të veturës e cila ishte në drejtim të rrugës Prizren-Gjakovë dhe ka goditur veturën tjetër në pjesën e parme, e cila ishte në drejtim të Prizrenit. Shtatë persona kanë mbetur të lënduar, 1 prej tyre në gjendje të rëndë, ka pësuar thyerje të nofullës”, ka thënë Xhurkaj për redaksinë. /Insajderi.com