Thyhen xhamat e autobusëve urban – Ahmeti kritikon dhe fajëson ata që festojnë Halloween-in

Thyhen xhamat e autobusëve urban – Ahmeti kritikon dhe fajëson ata që festojnë Halloween-in

Janë thyer xhamat e  autobusëve urban në Prishtinë, me rastin e festimit të Halloëeen-it, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se “kjo përveç që është traditë që nuk praktikohet askund – gjuajtja me vezë në drejtim të qytetarëve – tubime të tilla ne kohë pandemie janë edhe gabim”.

Në fund Ahmeti ka kritikuar edhe prindërit, për të cilët ka thënë se “pavarësisht se u është kërkuar që t’i ndalojnë fëmijët, këshillat nuk kanë depërtuar deri tek prindërit”./Insajderi.com