Thyhen xhamat e autobusit me pelegrinë serb në Gjakovë

Thyhen xhamat e autobusit me pelegrinë serb në Gjakovë

Qytetarët e Gjakovës të revoltuar me ardhjen e pelegrinëve serb për Krishtlindjet Ortodokse në Gjakovë, kanë thyer xhamat e autobusit i cili ishte duke u përcjellur me masa të rrepta të sigurisë nga Policia e Kosovës.

Nënat e viktimave thonë se në mesin e “pelegrinëve” ka edhe kriminelë serbë të përfshirë në masakrat në Gjakovë gjatë vitit 1999.

Autobusi ishte bllokuar për disa orë nga qytetarët e Gjakovës dhe nënat e viktimave të krimeve serbe

Ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për sulmin ndaj autobusit.

Dy vite më parë, gjendja ishte tensionuar kur pelegrinët serb ishin penguar të vizitojnë kishën për Krishtlindjet Ortodokse, për çka më pas ish-ministri në Qeverinë e Kosovës nga Lista Serbe, Aleksandar Jabllanoviq i kishte fyer nënat gjakovare duke i quajtur egërsira.

Cilësimi i tij, më pas pati nxitur protesta, të cilat u përmbyllën me shkarkimin e Jabllanoviqit nga pozita ministrore në qeveri.

Gjakova, është një nga rajonet që ka pësuar shumë gjatë luftës së fundit, ku ish–regjimi i Sllobodan Millosheviqit ka lënë pas viktima dhe shkatërrime të shumta.

kisha-ortodokse

Lexo në Insajderi edhe:

Negociatat e dyshimta për armë të familjes Rugova me KFOR in dhe Hajredin Kuçin