“Do t’i dëgjojë të gjithë, prej Sheshelit me Car Lazarin tek Tadiqi që Kosovën se pranon veç zyrtarisht”

“Do t’i dëgjojë të gjithë, prej Sheshelit me Car Lazarin tek Tadiqi që Kosovën se pranon veç zyrtarisht”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një vizite në një spital në Kragujevac, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që kërkonin një koment lidhur me deklaratën e një historiane ruse.

Vuçiq tha se “thirrja ime për dialog nuk do të thotë njohje e Kosovës”, raporton Tanjug.

Presidenti i Serbisë u përgjigj ndaj deklaratës së historianes ruse, Elena Guskova, e cila kishte thënë se “hapja e dialogut sjellë njohjen e Pavarësisë së Kosovës”.

“Kjo është vetëm një thirrje për dialog, zgjidhjet ende nuk janë bërë. Ndaloni me shpikjen e gjërave nga të gjitha anët. Unë nuk do të dalë me zgjidhje para se të dëgjoj mendimet e gjithë shoqërisë”, ka thënë Vuçiq të hënën, përderisa vizitonte një spital në Kragujevaq.

“Politikat serbe drejtohen nga udhëheqësia serbe në pajtueshmëri me interesat kombëtare dhe ndërkombëtare serbe”, ka thënë Vuçiq.

“Është mirë që ka pjesëmarrje në dialog. Ne e mirëpresim. Është mirë që të dëgjojmë secilin opinion, prej Sheshelit, me të nëmurat e Car Lazarit, tek Tadiqi, me karrige në OKB (për Kosovën, pa njohje zyrtare)”, ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se është mirë që njerëzit janë hapur dhe po flasin për mënyrën se si mendojnë, dhe se kështu do të dëgjojë qytetarët duke u ulur dhe biseduar me ta për “çfarë nuk duhet të humbasim”. /Insajderi.com