“Ti i shkove mbrapa Hashim Thaçit” – Demaliaj i AAK-së akuzon Selimin e VV-së

“Ti i shkove mbrapa Hashim Thaçit” – Demaliaj i AAK-së akuzon Selimin e VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është akuzuar nga deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, se i ka shkuar prapa Hashim Thaçit pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet rreth fazës përfundimtare të dialogut, u zhvillua debat mes Demaliajt të AAK-së e Selimit të Vetëvendosjes. Mes akuzave dhe kundërakuzave, Demaliaj deklaroi se Selimi është njëri nga fajtorët për transformimin e UÇK-së në TMK.

“Z. Selimi e tha se Thaçi nuk e ka bërë TMK-në ushtri. Ka qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së: pse se ka lënë UÇK-në ushtri? Pse duhet me i besu ne fjalës së Rexhep Selimit, i cili ka qenë ministër në Qeverinë e Përkohshme të Hashim Thaçit”,u shpreh Shkumbin Demaliaj.

Ndërkaq, Selimi i tha Demaliajt se është duke dezinformuar dhe se nuk ka informata të sakta.

“O Shkumbin, a veç sa me bë replikë ma përmende emrin a çka? Kqyre mirë se kur është transformu UÇK-ja unë nuk kam qenë aty ma. E nëse don me ditë, unë nuk kam problem personal me Thaçin, por Kosova ka problem me Thaçin. Edhe krye porosinë pak më mirë, se nuk e kryve mirë”, u kundërpërgjigj Selimi.

Ndërkaq, Demaliaj akuzoi Selimin se i ka shkruar mbrapa Hashim Thaçit para 17 vitesh.

“Është diçka se Shkumbin Demaliaj nuk flet asnjëherë me porosi. Ti z. Selimi ke shkuar qysh në fillim pas Hashim Thaçit dhe ke qenë ministër i tij para 17 vitesh”, u shpreh deputeti i AAK-së.