Mbi 122 mijë njerëz kanë votuar për golin më të bukur të Kampionatit Evropian që përfundoi fundjavën e kaluar.
Goli i mesfushorit shqiptar të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i shënuar në fund të ndeshjes ndaj Polonisë, nuk ka qenë i preferuari i tifozëve.
Goli i Zoltan Gerës në sfidën Hungari-Portugali u shënua në minutën e 19 të ndeshjes, kur mesfushori i Ferencvarosit me një goditje fluturimthi nga rreth 25 metra mposhti portierin e luzitanëve, Rui Patricio, duke i dhënë avantazhin provizor Hungarisë.
Pas tyre pozicionohen Robson Kanu që në sfidën ndaj Belgjikës shënoi një gol shumë të bukur dhe Dimitri Payet me finalizimin e tij në ndeshjen hapëse ndaj Rumanisë. Në vendin e 5-t pozicionohet Radja Nainggolan, që ndaj Uellsit shënoi me një gol me të vërtetë shumë të bukur, për të vijuar me finalizimin me finte të Crisitiano Ronaldos ndaj Hungarisë, golin fantastik të Luka Modric ndaj Turqisë, rrjetën e Antoine Griezmann ndaj Islandës apo dhe golin e Marek Hamsik në sfidën mes Sllovakisë e Rusisë, ndërkohë që mbyll 10-shen e parë goli i Eder në takimin Itali-Suedi.
[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/nCt7pj1H7FI”]