“Tigrat” e Strellcit të Deçanit refuzojnë vetëkarantinimin

“Tigrat” e Strellcit të Deçanit refuzojnë vetëkarantinimin

Ndonëse shprehjen që e përdorin më së shumti është ““Ku je mar’ tigër” – banorët e Strellcit të Deçanit po tregohen “tigra” edhe në kohën e koronavirusit, ata po refuzojnë vetëkarantinimin. 

Qeveria e Kosovës ka bërë thirrje të ndalen tubimet e të qëndrohet sa më shumë brenda, por ky rekomandim nuk është marrë seriozisht nga banorët e kësaj ane.

Në videon që ka arritur në adresë të Insajderit, shihet se qejfin ‘tigrat’ e kanë në nivel, e lojën nuk po e ndalin.

Deri më tani në Kosovë numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 15, teksa në karantinë janë vendosur komuna e Vitisë, Klinës Malishevës e së fundmi ajo e Podujevës./Insajderi.com