
“Axhë ti heka 20 euro se 10 te dalin boll”.
Në këtë formë ka ironizuar deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zbritur shtesat për pensionistët.
Pensionistët merrnin 30 euro më shumë sesa pensioni standard pëer shkak të pandemisë, me vendimin e fundit të ekzekutivit i cili drejtohet nga Albin Kurti, ata do të marrin 10 euro më shumë sesa të ardhurat mujore.
Opozita e ka cilësuar si të gabuar këtë vendim, madje kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka parë edhe si “jo-njerëzore”. /Insajderi.com
Axhë ti heka 20 euro se 10 te dalin boll!
Posted by Time Kadrijaj on Thursday, 22 April 2021