Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kërkuar nga bashkëpartiakja e saj, Albena Reshitaj, që të mos shkojë në seancën e sotme për zgjedhjen e presidentit, njofton Insajderi.
Ajo ka kërkuar nga Reshitaj që të reflektojë dhe të mbajë qëndrimet e partisë që ajo përfaqëson, dhe të mos bëjë veprimin e njëjtë sikurse të shtunën.
“Unë kërkoj nga kolegia ime, znj.Albena Reshitaj, ish-kryetare e Komisionit për Shëndetësi që të reflektojë, dhe të mbrojë qëndrimet e partisë që ajo përfaqëson”, ka thënë Kadriaj në postimin e saj në Facebook.
“Ne si AAK, kemi garuar me kandidatin tonë për president dhe është shumë e pakuptimtë që të votojmë një kandidat tjetër!”.
“Prandaj po e lus publikisht, për hir të qytetarëve që e vlerësuan dhe i besuan votën që të reflektoj, dhe te veprojë sipas vendimeve dhe qëndrimeve te partisë që përfaqëson në Kuvend”, ka shtuar ajo. /Insajderi.com