
Një vrasje me armë zjarri është regjistruar këtë të mërkurë, rreth orës 14:35 në zonën e Selitës, në kryeqytet.
Autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.
Por kjo nuk është hera e parë që 50-vjeçarit i bëjnë atentat, pasi edhe në vitin 2010 ai është plagosur.
Ndërsa në vitin 2008 i kanë ekzekutuar vëllain, Leonard Bilali.
Një grup hetimor i kryeqytetit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të ngjarjes.