Një autobus i linjës së Kopshtit Zoologjik në Tiranë ka goditur murin e Ministrisë së Bujqësisë, transmeton Insajderi.
Aksidenti ka ndodhur gjatë mëngjesit të së martës në qendër të kryeqytetit shqiptar.
Siç raportohet nga mediat e Shqipërisë,nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër pasagjerë, të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Tutje mësohet se autobusi u përplas fillimisht me një makinë dhe më pas goditi murin e kësaj ministrie, raporton ‘Tvklan’.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Insajderi.com