Tiranë: Biçiklisti goditet për vdekje nga kamioni

Tiranë: Biçiklisti goditet për vdekje nga kamioni

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Tiranë, si pasojë e të cilit një person ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, një kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:00, në “Misto Mame” Kombinat.

Mediat në Shqipëri raportojnë se viktima është ende i paidentifikuar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Insajderi.com