Tiranë: Një 32-vjeçar sulmon me thikë pesë persona brenda një xhamie

Tiranë: Një 32-vjeçar sulmon me thikë pesë persona brenda një xhamie

Një 34 vjeçar nga Burreli, është future në ambientet e një xhamie dhe ka sulmuar me thikë pesë qytetarë sot rreth orës 14:30 në Rrugën e Kavajës në Tiranë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Shqipërisë, në njoftimin e të cilës thuhet se personi i cili ka kryer këtë sulm është identifikuar si Rudolf Nikolli.

Ai është neutralizuar dhe arrestuar nga policia si dhe është sekuestruar dhe arma e ftohtë thika me të cilën ka plagosur pesë persona.

Viktimat janë: D. K. rreth 35 vjeç, S. P. rreth 22 vjeç, M. K. rreth 24 vjeç, K. J. rreth 26 vjeç dhe A. T. rreth 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. /Insajderi.com