Tito e mori stafetën e fundit nga një shqiptare – kështu ia shprehu adhurimin ajo

Tito e mori stafetën e fundit nga një shqiptare – kështu ia shprehu adhurimin ajo

Më 25 maj, 1979, lideri komunist i ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito kishte festuar për herë të fundit ditëlindjen e tij. Kjo datë, njihej ndryshe edhe si dita e rinisë në tërë Jugosllavinë.

Në këtë ditë, një studente shqiptare e quajtur Sanije Hiseni, i kishte dhuruar atij stafetën, e që sipas saj, kishte qarkulluar në tërë Jugosllavinë, e në fund i ishte dhuruar atij për ditëlindje.

Kjo stafetë, ishte edhe e fundit që Tito e kishte marrë, për shkak se vdiq një vit më vonë, dhe nuk kishte festuar ditëlindje tjera.

Studentja nga Prishtina, kishte folur në dy gjuhë, në shqip dhe serbo-kroatisht, e që kishte marrur duartrokitje të mëdha.

Për më shumë, ndiqni pamjet e publikuara në rrjetin social Instagram.