Tjetër aksion policor në Karaçevë

Tjetër aksion policor në Karaçevë

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të 1 tetorit, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë e tjera bashkëpunuese, janë duke ekzekutuar urdhërkontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës.

Ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka thënë se do të jetë informuese për ngjarjet në vijim të aksionit të sotëm. /Insajderi.com