TKZ vs Dardanët, cili është konflikti që e kanë dy grupet e tifozëve të dy shteteve shqiptare?

TKZ vs Dardanët, cili është konflikti që e kanë dy grupet e tifozëve të dy shteteve shqiptare?

Fenomenin e përplasjes në mes të Tifozëve Kuq e Zi dhe të tifozëve ‘Dardanë” është një lloj konflikti që ende nuk është shfaqur në terren, por ekziston në botën virtuale.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka folur për fenomenin e përplasjes në mes të Tifozëve Kuq e Zi dhe të tifozëve ‘Dardanë”. Sa i përket këtij fenomeni ajo  është shprehur se nuk beson që ka konflikt.

 

“Nuk mendoj që ka konflikt, unë mendoj që bashk jëtojnë të dyjat shumë mirë me njëra tjetrën, ka pas momente që Kombëtarja e Shqipërisë  na ka gëzu dhe na ka idhnu e njëtja vlenë edhe për djemtë tonë.  Unë mendoj që nuk kemi nevojë të promovojmë e as të debatojmë për tema të tilla, sepse me duket më shumë produkt artificial se sa diçka reale, unë i kam pa në Shqipëri shumë shokë janë tifozë të flakët të djemve tanë në futboll, duhet të mësohemi mi dashtë të dyjat njëtjë”,  ka thënë Çitaku.

Edhe Berisha ka folur për ndarjen që për dikë ekziston, e për dikë jo, në mes të Tifozëve Kuq e Zi dhe “Dardanëve”.

“ Unë mendoj së çështja e tifozëve kuq e zi, nuk kemi asgjë me ta ne jemi shqiptarë ata janë shqiptarë , qoftë se mrena pak kohësh ka me na u jep mundësia me përcjell Shqipërinë ne kemi me shku, nën sloganin e tifozëve kuq e zi. Sa herë kam udhëtu sa nuk ka qenë Kosova, por me praninë e Kosovë që më ja nda kohën shtetin tonë, pavarësisht sa e dojmë flamurin e sa jo , mendoj që duhet me përkrah Kosovën dhe jo më ja lon dikujt tjetër, kryesorja ne nuk kemi asgjë me ta, derën e kanë gjithmonë qel, sepse ne jetojmë në shtetin tone dhe mendoj që nuk duhet mi jap përgjegjësi askujt tjetër përveq “Dardanëve”.

 

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata, ditë më parë është prononcuar në media për zbehjen e interesimit të tifozëve kosovarë për ta ndjekur Shqipërinë.

Ai ka thënë se tifozët e Kosovës janë larguar.

“Tifozët e Kosovës na janë larguar nga shkallët e stadiumit. Ata kanë qenë edhe tifozët më të vërtetë. Do të gjendet dhe mënyra e duhur për t’i afruar”, është shprehur Vata.

Kurse Kushtrim Sheremti që është pjesë aktive e Tifozëve Kuq e Zi. InDoks e ka intervistuar për këtë emision për të folur se a mundet dikush të jetë edhe tifoz i Shqipërisë edhe i Kosovës. Apo, si mund të jesh tifoz i Shqipërisë dhe jo i Kosovës duke jetuar në Kosovë.

“Unë jam tifoz i të dyjave ekipeve realisht, prej ditës së parë të themelimit të TKZ-së kemi duhëtu në Shqipëri sa herë është mbajtur neshja kemi udhëtu edhe nëpër botë më përcjell me qenë tifoze me dashtë një ekip çfarë do lidhesh emocionalisht dhe nuk është lehtë me ndërru e sidomos për diçka që është e jotja është kombëtare të përket ty si komb shqiptar është e pa mundur me gjuajt poshte një kohësisht edhe më i përcjell lojërat e Kosovës edhe gëzohna për secili sukses”, ka thënë Sheremeti.

InDoks në këtë episod do të sjell një histori tjetër të një kombëtare që nisi në fusha me baltë dhe përfundoi duke u matur si ekip i barabartë me ekipet të mëdha në botë. Të barabartë në lojë madje edhe përballë ekipeve si ai Anglisë. Është një histori për një ëndërr të bërë realitet/InsajderiIndoks