Toka e shtëpisë së familjes Lala i dhurohet “Fundjavë Ndryshe” – kjo është kërkesa e njërit prej familjarëve të tyre

Toka e shtëpisë së familjes Lala i dhurohet “Fundjavë Ndryshe” – kjo është kërkesa e njërit prej familjarëve të tyre

Në banesën 4-katëshe të familjes Lala, në ish-Kënetë të Durrësit, ku nga tërmeti 6.4 humbën jetën 8 persona, nga një familjar i kësaj familje është kërkuar të ndërtohet shkollë për ndër të këtyre tetë jetëve të humbura.

Toka ku ishte ndërtuar kjo banesë i është dhuruar Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” – lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i këtij fondacioni, Arbër Hajdari.

Duke folur për momentet e tij më prekëse, ai për herë të parë tregoi se rasti që e ka prekur është ky i familjes Lala. Madje edhe më shumë kur nga ta kërkohet që të ndërtohet një shkollë.

“ Rasti tjetër që më ka prekur është ai i familjes Lala, ku kanë ndërruar jetë dy fëmijë nga 2 vjeç, një fëmijë 4 vjeç nënë, babë, vëlla dhe një person i familjes Lala që ka humbur gjithë familjen më ka thënë, që ne duam që tokën aty ku kemi pasur shtëpinë në Durrës t’ia dhurojmë “Fundjavës Ndryshe” – në mënyrë që aty të ndërtohet një shkollë për nder dhe kujtim të të gjithë atyre njerëzve të familjes tonë që kanë humbur jetën”, ka thënë Hajdari për Insajderin.

Gjatë kësaj interviste ai flet edhe për një tjetër moment prekës që përjetoi gjatë këtyre ditëve të vështira.