Tolaj: Jemi në fund të pandemisë

Tolaj: Jemi në fund të pandemisë

Infektologu kosovar, Ilir Tolaj, është shprehur optimist se së shpejti mund të përfundojë pandemia në Kosovë, transmeton Insajderi.

Kështu tha ai në një intervistë televizive, ku u shpreh se nëse ndonjë variant i ri i Coronavirusit do të vinte në Kosovë, vetëm se do ta ngadalësonte procesin, por që nuk do ta rikthejë valën e cila është lënë pas.

“Ne nuk mund ta japim asnjëherë një përgjigje të saktë, por në bazë të këtyre parametrave, mund të themi se jemi në fund të pandemisë”, ka thënë ai në RTV21.

“Kosova nuk do të ballafaqohet me situata si ajo që e lamë pas”, tha më tej Tolaj. /Insajderi.com