
Infektologu kosovar, Ilir Tolaj, ka pohuar se nëse nuk vjen një valë e re e Coronavirusit atëherë kjo gjë në mënyrë indirekte e vërteton që shumica e qytetarëve të Kosovës e kanë kaluar këtë sëmundje.
Sipas tij, duhet të pritet së paku edhe një javë për të parë se a do të kemi ngritje të numrit të rasteve.
“Në qoftë se tash në javën që po vjen do të kemi ketë ngritje dhe do të jetë e vazhdueshme për çdo ditë do të kemi raste më shumë e më shumë, atëherë do të jemi në një situatë ku do të mund të konkludojmë se ndoshta jemi në një situatë ku do të kemi një valë tjetër të COVID-19 në Kosovë”, ka thënë Tolaj në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Në qoftë se kjo nuk do të ndodhë atëherë është një vërtetim indirekt i faktit se shumica nga ne e kemi kaluar Covidin”.
Ai po ashtu ka thënë që situata ende nuk është alarmante sa i përket numrit të personave të infektuar me këtë virus, mirëpo nëse një gjë e tillë ndodh atëherë Tolaj ia ka atribuuar këtë fushatave zgjedhore nga partitë të cilat nuk i kanë respektuar masat kundër përhapjes së Coronavirusit.Insajderi.com