Tolaj për rrezikun nga varianti “Delta”: Mësimi të fillojë në shtator, fëmijët s’janë burim i infeksionit

Tolaj për rrezikun nga varianti “Delta”: Mësimi të fillojë në shtator, fëmijët s’janë burim i infeksionit

Vaksinimi është e vetmja mbrojtje nga variant “Delta” i virusit COVID-19 dhe varianteve të tjera që mund të lindin në të ardhmen. Kështu thotë infektologu Ilir Tolaj, derisa foli për rrezikun nga ky variant që po po përhapet në një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Ai më tej njoftoi se mësimi duhet të vazhdojë fizikisht, pasi fëmijët nuk janë të atakuar nga virusi.

“Mësimi duhet të mbahet gjithsesi. Fëmijët nuk janë burim i infeksionit dhe gjithashtu nuk janë problemi kryesor i përcjelljes së infeksionit në mesin e popullatës së pavaksinuar dhe ata që nuk e kanë kaluar”, ka thënë Tolaj për EO.

Ai shton se Kosova rrezikohet nga varianti “Delta”, pasi trendi i vaksinimit nuk është i lartë.

“Mendoj se Kosova është në një situatë më të lakmueshme për shkak të përhapjes paraprak të virusit, gjegjësisht një përqindje jashtëzakonisht e popullatës e ka kaluar me ose pa simptoma, si dhe tash vaksinim, i cili po bëhet pavarësisht që është pak i ngathtë në aspektin e vet do të jetë pozitiv edhe më mbrojtjen kundër këtij varianti”.

“Në qoftë se ky trend përshpejtohet deri në fund të vitit është e mundur të arrihet kjo përqindje. Do të ishte shumë më mirë që përqindja më e lartë të arrihet edhe më herët. Këtë periudhë të qetësisë në raport me situatën epidemiologjike me COVID duhet ta shfrytëzojmë për t’i vaksinuar sa më shumë njerëz meqenëse po shihet edhe nga të dhënat nga vende tjera që ata që po infektohen me variantin ‘Delta’ mbi 90% janë të pavaksinuarit dhe ata që nuk e kanë kaluar infeksionin, ata që po hospitalizohen mbi 90% janë të pavaksinuar dhe ata që po vdesin mbi 90% janë ata të pa vaksinuarit dhe që nuk e kanë kaluar infeksionin. Prandaj vaksinimi është mbrojtja e vetme edhe kundër variantit ‘Delta’ dhe varianteve të tjera që mund të lindin në ndërkohë”. /Insajderi.com