Tom Doshi jep dorëheqje nga mandati i deputetit

Tom Doshi jep dorëheqje nga mandati i deputetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Tom Doshi, ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit.

Ai ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të zëvendësohet.

Lista që ai drejtoi në zgjedhjet e 25 prillit deri më tash ka fituar tre mandate.

Doshi kandidoi për deputet për përkundër se ambasadorja amerikane në Kosovë, Yuri Kim, e kishte përmendur emrin e tij si figurë e përfshirjes në “korrupsion e nivelit të lartë”.

Letra e dorëheqjes.

Unë i nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 Prill jap dorëheqjen nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Deklaroj se sot në datë 26 Prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill. I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datë 26 Prill asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilës mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme”, thuhet në letrën e Tom Doshit. /Insajderi.com