portalit në gjuhën serbe KosovoOnline se d" />

Tom Gashi: Marrëveshja e Brukselit nuk vlen në rastin e Todosijeviçit

Tom Gashi: Marrëveshja e Brukselit nuk vlen në rastin e Todosijeviçit

Avokati, Tom Gashi, i ka thënë portalit në gjuhën serbe KosovoOnline se dispozita e Marrëveshjes së Brukselit, për pjesëmarrjen e detyrueshme të gjyqtarëve serbë në vendimet për serbët, nuk mund të zbatohet në rastin e Ivan Todosijeviçit sepse nuk është në përputhje me Kodin Penal në Kosovë.

Ivan Todosijeviçit është dënuar nga Gjykata e Apelit, pasi e kishte cilësuar “trillim” Masakrën e Reçakut. Pas kësaj Lista Serbe ka hedhur në dyshim pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale

Atij në mbrojtje i ka dalë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë të mërkurën se “deputeti serb në Kosovë e ka thënë të vërtetën.

Ndërsa, Bashkimi Evropian, ka deklaruar se “Kosova e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit”.

“Unë e kuptoj që një marrëveshje është nënshkruar në Bruksel, por ajo thjesht nuk vlen për asgjë sepse Kodi i Procedurës Penale në Kosovë nuk ka ndryshuar”.

Nëse kjo ka ndryshuar, nëse do të kishim nene të veçanta të ligjit ose një ligj të veçantë për serbët, të veçantë për Shqiptarët, do të ishte fundi i botës”, ka thënë Gashi.

“Askund në botë nuk ka ligj për një komb, ligjet janë për këdo që jeton në territorin e Kosovës. Ligji nuk duhet të jetë dhe nuk do të jetë kurrë i veçantë për serbët, i veçantë për shqiptarët ose çdo komb tjetër”

“Nëse dikush mendon se nuk është një vendim sipas ligjit, ai ka të drejtë të bëjë një ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, dhe këtu përfundon historia për z. Ivan Todosijeviç”, vazhdoi Gashi. /Insajderi.com