
Deputetët që e kanë votuar Gjykatën Speciale, në fakt kanë besuar që UÇK-ja ka mundur të bëjë krime, ka thënë Tomë Gashi, njofton Insajderi.
Në emisionin Info Magazinë, Gashi ka folur për Gjykatën Speciale, e për ekzistencën e të cilës i ka fajësuar deputetët që e kanë votuar.
Më pas ai ka qenë edhe më i ashpër, duke thënë se “ata deputetë që e kanë votuar, në fakt janë nisur nga fakti se eventualisht UÇK-ja ka mund ta bëjë ndonjë krim”.
“Për këtë argumenti është së ata deputet e kanë pasur në dorë Akuzën e Dick Martit, e kanë lexuar dhe duke e njohur atë kërcënim ndaj UÇK-së, ata edhe e kanë votuar formimin e asaj gjykate”, ka shtuar Gashi.
Në fund Tomë Gashi ka shtuar se në çështjen e Gjykatës Speciale, vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka qenë koherentE, ndërsa partitë tjera gjatë këtij procesi e deri më sot kanë shpërfaqur hipokrizi.