Tomë Gashi: Pas 1431 ditëve ende nuk u zbulua vrasja e Astrit Deharit

Tomë Gashi: Pas 1431 ditëve ende nuk u zbulua vrasja e Astrit Deharit

Avokati në rastin Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se “kaluan 1431  që ditë nga vrasja e Astrit Deharit dhe ende nuk janë zbuluar autorët e saj.

Gashi e ka quajtur rastin e Deharit si “dhimbja më e madhe në Kosovën e pasluftës”.

Avokati ka treguar sesi nga Gjykata Themelore e Prizrenit rasti kishte kaluar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

“Prokurorët e Prokurorisë Speciale duhet ta marrin me prioritet zbulimin e atyre që dhanë urdhër për vrasje ,t’i zbulojnë vrasësit dhe ata që e fshehën vrasjen e Astrit Deharit kaq gjatë”, ka thënë ndër tjerash Gashi. /Insajderi.com

Vrasja e Astrit Deharit, dhimbja më e madhe në Kosovën e pasluftës ! Kaluan 1431 ditë nga vrasja e Astritit.Kaluan…

Gepostet von Tomë V. Gashi am Donnerstag, 8. Oktober 2020