Tomë Gashi thotë se Dehari u ngulfat me një shishe mjalti

Tomë Gashi thotë se Dehari u ngulfat me një shishe mjalti

Avokati Tomë Gashi, i cili është angazhuar nga familja e Astrit Deharit, ka folur për provat dhe hetimet e deritanishme në rastin Dehari.

Ai madje paraqitur një shishe që i ngjanë asaj që është gjetur në fytin e Deharit dhe që besohet të ketë shkaktuar

Sado që është e dhimbshme, unë e kam marrë mjetin, ky është mjeti, që supozohet që kinse është kryer, vrasja apo vetëvrasja e Astrit Deharit. Dhe ne të gjithë e kemi parë në obduksion së bashku me prokurorin këtë shishe. Është shishe identike që mund të blihet në çdo vetëshërbim, edhe që është blerë në kantinën e burgut të Prizrenit”, ka thënë Gashi në emisionin “Rubikon”.

Ai ka shpjeguar se shishja, sipas rrëfimeve të “dyshimtarëve që kanë qenë të dënuar për krime më të rënda” është gjetur “thellë në fytin e Astritit” në formën e kundërt që përdoret kjo shishe zakonisht.

Avokati Gashi, duke përshkruar këto prova, ka thënë se mbetet çështje e mjekësisë ligjore identifikimi i shenjave të gjakut, nëse ato ishin vetëm të Deharit ose edhe të dikujt tjetër, transmeton Koha.net.

“Nuk mund të them se është vrasje apo vetëvrasje, mirëpo mund të them që të gjitha mjetet e përgjakura që janë gjetur është çështje e mjekësisë ligjore të identifikojë nëse shenjat e gjakut janë vetëm të Astritit apo edhe të dikujt tjetër”, ka thënë Gashi./Insajderi.com