
Aktivisti shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka thënë se kongresisti Ritche Torres, i cili do ta marrë detyrën e Eliot Engel, ka premtuar se do ta ndjekë rrugën e këtij të fundit lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët, njofton Insajderi.
“Për çështjet shqiptare, kongresmeni Torres premton ta ndjekë rrugën e Eliot Engel”, ka shkruar Bajraktari në llogarinë e tij në Twitter.
Të hënën edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka uruar për detyrën e re kongresistin Ritche Torres.
Torres do ta zëvendësojë në kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Elion Engel, i cili në këtë pozitë qëndroi për 32 vite me radhë./Insajderi.com