Totaj i PDK-së thotë se mund të futen në Qeveri vetëm nëse iu ofrohet kryeministri

Totaj i PDK-së thotë se mund të futen në Qeveri vetëm nëse iu ofrohet kryeministri

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka thënë se nuk do të futen në Qeverinë e përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmëri të Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, njofton Insajderi.

“Qëndrojmë atyre fjalëve të kryetarit tonë Kadri Veseli pas përfundimit të zgjedhjeve, i cili tha se do të qëndrojmë në opozitë. Do të jemi opozitë konstruktive, këtë e bëjmë më së miri”, tha ai në “DPT te Fidani” në T7.

Totaj shton se po të ofrohet posti i kryeministrit do të mendohet kjo deklaratë pasi thotë se PDK ka fuqinë që të shtyjë proceset përpara. /Insajderi.com