Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka intensifikuar takimet pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 22 tetor. Ai ka zhivlluar një sërë tubimesh elektorale në lagjet e qytetit si dhë një takim me shumë gra.
Totaj në fjalimet e tij ka thënë se përkrahja për të po vjen edhe jashtë strukturave të PDK-së që ëshë dëshmia më e madhe e fitores më 22 tetor në Prizren.
“Këto ditë po shoh një përkrahje masovike brenda dhe jashtë PDK-së. Qytetart e Prizrenit janë bindur për vizionin e vërtetë tonin të cilin e kam prezantuar për katër vitet e ardhshme. Unë do ti prij këtij vizioni të ndryshimit me ekipin më të mirë” ka thënë Totaj.
Kandidati Totaj ka folur edhe për zhvillimin ekonomik në takimin me gratë duke premtuar më shumë lehtësira e përkrahje për to dhe të paktën 5 drejtori në ekzekutivin e ardhshëm do tiu takojnë grave.