“Tradhtar që po përkrah familjen Jashari”, incident mes ish-deputetit të PDK-së dhe asistentit në qendrën e votimit në Skënderaj

“Tradhtar që po përkrah familjen Jashari”, incident mes ish-deputetit të PDK-së dhe asistentit në qendrën e votimit në Skënderaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci, ka kërcënuar asistentin e qendrës së votimit në Polac të Skënderajt, Mentor Koca duke e quajtur “tradhtar që po përkrah familjen Jashari”, përcjell Insajderi.com.

Këto deklarata i ka bërë Lista e Pavarur Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook, ku edhe kanë treguar se Gani Koci është shoqëruar në Polici.

Sipas postimit, raste të tilla të presioni, shantazhit dhe kërcënimit ka pasur edhe gjatë ditës në vendvotime të ndryshme.

“Andaj Lista e Pavarur Bekim Jashari bënë apel për oponentët politik që të ndalin tentimet për manipulime, kërcënimet e shantazhet sepse qytetarët tashmë kanë vendosur për kryetarin e tyre i cili do t’i udhëheq në 4 vitet e ardhshme.

Njëkohësisht kërkon nga Policia dhe prokuroria që të vazhdojnë të kujdesen për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor”, thuhet ndër tjerash në postim.

 

Ndryshe, të dielën janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale në gjithë vendin, ndërsa në Skënderaj në garë për kryetar të komunës janë Bekim Jashari nga Lista e Pavarur, Fadil Nura nga PDK dhe Sokol Halili, kandidat i pavarur./Insajderi.com