
Kompania Komunale e Transportit Publik në Prishtinë, “Trafiku Urban”, ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se në një nga linjat e autobusëve 1-sh, janë gjetur 50 euro.
“Trafiku Urban” bën thirrje personit që i kanë humbur këto para, të lajmërohet në zyrat e Administratës të kësaj kompanie.
Sipas tyre verifikimi dhe identifikimi i personit do të bëhet nepërmjet video incizimeve të kamerave të autobusit.
NjoftimNë njërin nga autobusët tanë të Linjës 1 është gjetur një kartëmonedhe me vlerë 50 euro.Personit të cilit i…
Gepostet von Trafiku Urban Prishtinë am Montag, 22. Juli 2019