Në fshatin Bardhaniq të Gjakovës në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vrasje e rëndë.
Drejtori i Policisë rajonale të Gjakovës Lumni Garishta, e ka konfirmuar rastin për Insajderi.com.
“Rreth orës 03:00 të datës 07.07.2020 Policia në Gjakovë është informuar për një rast, vrasje në fshatin Bardhaniq. Të gjitha njësitet relevante i janë përgjigjur vendit te ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa dy peronave të tjerë iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore”, deklaroi Graishta.
Po ashtu i dyshuari është identifikuar nga Policia e Kosovës dhe është shtetas i Shqipērisë
Në këtë tragjedi ka pasur edhe të lënduar.
“I lënduari është ( djal i viktimës) për shkak të plagëve të rënda është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit vepra është cilësuar si “Vrasje e Rëndë”, ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon ende, kurse hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë në mbikëqyrje të afërt të prokurorit të shtetit, ka thënë Graishta. /Insajderi.com/