Tragjedi në Tiranë: 59 vjeçari vret të dashurën dhe motrën e saj

Tragjedi në Tiranë: 59 vjeçari vret të dashurën dhe motrën e saj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin shqiptar në ditën e fundit të vitit 2020, njofton Insajderi.

Një 59 vjeçar me inicialet P.A., ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij dhe motrën e saj.

Siç njoftojnë mediat vendore, i dyshuari qëlloi me breshëri automatiku drejt dy motrave që gjendeshin në katin e tretë të një pallati në zonën e Astirit. Pas krimit ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për ngjarjen, ndërsa krimi i rëndë ndodhi në prani të fëmijëve të mitur të një prej viktimave.

Policia ka arritur të sekuestrojë armën e zjarrit tip kallashnikov, që 59 vjeçari e kishte lënë në banesën ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë. Vetë autori në deklarimet paraprake para oficerëve është shprehur se vrasjen e kreu për xhelozi, ndërsa në pyetje pritet të merren edhe fëmijët e mitur të cilët kanë qenë prezent në momentin e ekzekutimit të dyfishtë./Insajderi.com