Tragjedia e paralajmëruar – pallatit iu hoqën kolonat e katit të parë për ta bërë kafene

Tragjedia e paralajmëruar – pallatit iu hoqën kolonat e katit të parë për ta bërë kafene

Ndërtimi i një kafeneje, e cila që në fillim është kundërshtuar nga banorët, ka sjellë një tragjedi në një pallat në zonën e njohur si “Dy Gjelat” në qytetin e Durrësit.

Siç raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, në kohën kur kati i pari u projektua për kafene, iu hoqën disa kolona duke bërë që pallati të zhytet në toke pas tërmetit të 26 nëntorit, teksa banesat në katet e tjera të këtij pallati nuk ka pasur probleme. Një tragjedi e cila vjen nga dora e njeriut dhe jo e Zotit, e që mund të ishte shmangur.
Nga rrënojat e këtij pallati është nxjerrë trupi i Nafije Rexhepit, 74-vjeç e ndërsa vijojnë kërkimet pë një tjetër person, Xhuljeta Gjonaj.