Pas tragjedisë në Gjermani ku humbën jetën dy adoleshentë kosovarë pas goditjes nga treni.
Pas krye diplomates, Meliza Haradianj-Stubla, ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani.
Kjo ambasadë theksoi se “do t’i qëndrojnë pranë familjes në këto çaste të vështira”.
“Ambasada e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet familjes Arifaj. Bashkë me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Bavari, Ambasada është duke bërë çdo gjë që familjes Arifaj t’i qëndrojmë pranë në këto çaste të vështira”, thuhet në ngushëllim. /Insajderi.com